PARIS – Baerbock: Lidhjet e ngushta midis Gjermanisë dhe Francës, të një rëndësie të madhe

by admin
Spread the love

PARIS, 5 mars /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock theksoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta midis Berlinit dhe Parisit pas mosmarrëveshjeve të fundit franko-gjermane.

Baerbock u takua sot pasdite me homologun e saj francez, Stéphane Séjourné në Paris në fund të një udhëtimi në Bosnje-Hercegovinë.

“Miqësia dhe solidariteti i thellë nuk shprehen duke qenë gjithmonë dakord me njëri-tjetrin. Nëse jeni gjithmonë dakord, atëherë diçka nuk shkon”, tha Baerbock.

Ajo iu referua mosmarrëveshjeve të fundit publike midis kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron mbi strategjinë në konfliktin në Ukrainë.

Udhëtimi i saj në kryeqytetin francez mendohet të jetë projektuar për të dërguar një sinjal uniteti në Moskë pas mosmarrëveshjeve të fundit publike midis Francës dhe Gjermanisë.

Kohët e fundit, Scholz vendosi të mos dërgojë ushtarë në Ukrainë për të ndihmuar në parandalimin e pushtimit rus që filloi më shumë se dy vjet më parë.

Ai reagoi ndaj deklaratës së Macron, i cili tha se nuk përjashtohej mundësia e dislokimit të trupave tokësore perëndimore në Ukrainë.

Gjithashtu, skandali i fundit i përgjimeve, në të cilin media ruse publikoi një telefonatë të përgjuar mes oficerëve të lartë të forcave ajrore gjermane, shkaktuar bujë në qarqet diplomatike.

Informacioni sekret u diskutua me sa duket në një linjë telefonike jo të sigurt, duke përfshirë detaje ushtarake britanike dhe franceze. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like