Parashikimi i kobshëm i Duamenës: Shpeshherë me vjen të qesh me mjekët. Kur të kem ikur, do të harrohem shpejt

by admin
Spread the love

Rafael Duamena u nda nga jeta në mënyrë tragjike në vendin tonë pasi pësoi një kolaps gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani në Rrogozhinë këtë të shtunë. Një ngjarje e rëndë për opinionin sportiv e ndërkombëtar, por për të cilën duket se ai kishte krijuar ide që më parë.

Dhe kjo kuptohet edhe nga intervista e dhënë për “NZZ” në tetorin e vitit të kaluar, ku sulmuesi i ndarë nga jeta, tregonte pse kishte vendosur të hiqte defibrilatorin nga zemra që të vazhdonte të luante futboll. Edhe hipoteza e ndarjes nga jeta i kalonte në mendje dhe ai ishte i ndërgjegjshëm për këtë, duke e trajtuar me shumë filozofi si diçka “normale”.

“Kam qenë të shumë doktorë, të gjithë thonë diçka të ndryshme, unë i respektoj opinionet e tyre, diagnozat. Por nuk i marr seriozisht, shpeshherë më duhet të qesh. Vetëm dikush mund të më thotë që është koha të ndalem, Zoti.

Nëse unë vdes, ai është vullneti i Zotit. Pastaj do të kem ikur, dhe shpejt do të harrohem. Kështu shkojnë gjërat. Njerëzit përreth meje do të jenë të trishtuar. Për disa orë apo ndoshta edhe për disa javë. Por ata do ta kalojnë dhe do të vazhdojnë me jetën, do të vazhdojnë punën. Unë nuk e bazoj jetën time që të kënaq njerëzit, por vetëm Zotin”, janë fjalët e të ndjerit në atë intervistë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like