Paraqitje dinjitoze, Gjimshiti i pakalueshëm në duelin ndaj Milanit/ Zbuloni notën dhe statistikat e shqiptarit

by admin
Spread the love

Berat Gjimshiti zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Atalantës, në duelin kundër Milanit në “San Siro”, që përfundoi në barazim 1-1.  

Në fund të sfidës, kapiteni i Kombëtares, u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, teksa arriti të kryente 20 pasime të sakta, spastroi 3 herë zonën zikaltër, si dhe bllokoi 2 gjuajtje të rrezikshme të milanistëve.

Gjithashtu shqiptari ndërpreu 2 aksione premtuese të Milanit si dhe fitoi 2 nga 4 duelet me kundërshtarët.  

gjimshiti sofa

Gjimshiti së bashku me portierin Karneseki dhe futbollistin tjetër Holm ishin 3 nga futbollistët me notën më të lartë te Atalanta.  

PANORAMASPORT.AL

You may also like