paralajmërimet e ekstremit të djathtë europian – Shqip

by admin
Spread the love

Udhëheqësit e më shumë se dhjetë partive evropiane të ekstremit të djathtë premtuan në një takim në Firence se do të riformësojnë Bashkimin Evropian pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm, se do të forcojnë qasjen e BE-së ndaj imigracionit dhe do të zbusin ligjet e klimës për të mbrojtur vendet e punës dhe industrinë.

Zëvendëskryeministri i Italisë dhe udhëheqësi i Liga-s, Matteo Salvini, i cili priti tubimin, tha se qëllimi i partive të ekstremit të djathtë ishte të bëheshin grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian, pas qendrës së djathtë dhe socialistëve.

Kryeministri i ri holandez, i djathti ekstrem Geert Wilders, i cili foli përmes video-telefonatës kritikoi shpenzimet e tepërta publike, ndërsa Salvini tërhoqi vëmendjen për aspektet negative të disiplinës buxhetore të Eurozonës.

Çështja e mbështetjes për Rusinë

Presidenti i Frontit Kombëtar Francez, Jordan Bardella, tha se “Evropa nuk mund të bëhet një hotel me pesë yje për Afrikën”. Bardella e lidhi emigracionin me dhunën dhe krimin dhe fjalimi i tij tërhoqi duartrokitje të mëdha.

Përfaqësuesi i Alternativës për Gjermaninë, Tino Chrupalla, tha se nëse Ukraina nuk mund ta fitojë luftën, duhet ta përfundojë atë dhe fajësoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për përkeqësimin e ekonomisë gjermane.

Nga ana tjetër Salvini u distancua nga deklaratat e mëparshme në të cilat lavdëronte presidentin rus Vladimir Putin.

“Partia ime mbështet qartë çdo ndërhyrje në mbrojtjen e Ukrainës me fakte, vota dhe para”, tha ai. /tesheshi.com/

You may also like