“Paqe” në derbin e Londrës, Postecoglou debuton me barazim te Spurs

by admin
Spread the love

Barazim 2-2 në Brentford-Tottenham, sfidë e javës së parë në Premier League që u transmetua në Shqip.

Të katër golat u realizuan në pjesën e parë, që ishte spektakolare dhe shumë e bukur. Të parët kaluan në avantazh Spurs.

Me anë të mbrojtësit Romero, i cili u dëmtua dhe u zëvendësua menjëherë. Vendasit reaguan dhe përmbysën rezultatin brenda 9 minutave. Me anë të kamerunasit Bryan Mbeumo me penallti, dhe Yoane Wissa.

Por, skuadra e Ange Postecoglou barazoi me anë të Emerson Royal në “limitet” e fraksionit të parë. Pjesa e dytë ishte tepër e luftuar, por goli i fitores nuk mbërriti për asnjërën skuadër. Thomas Strakosha e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli për Brentfordin.


Top Channel

You may also like