“Pandemi tallavaje në industrinë tonë muzikore”, Dafina Zeqiri thumbon haptazi kolegët – Shqip

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri është shumë e dashur për publikun, e cila ka sjellë hite të njëpasnjëshme këtë verë.

Së fundmi, ajo ka habitur me postimin e fundit në Instastory. Dafi ka thumbuar haptazi kolegët e saj, duke shkruar se tashmë industria muzikore është kthyer në një “pandemi tallavaje”.

Këngëtarët shqiptarë akuzohen për blerje klikimesh e këto akuza zakonisht vijnë nga vetë kolegët e tyre.Pas akuzës Dafina nuk ka ngurruar të kundërpërgjigjet duke ndezur debat mes saj dhe komentuesit në rrjetin social Twitter.

Dafina ka replikuar në komentin e ndjekësit ku shkruhej: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.

“Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”, është kundërpërgjigjur Dafina./Botapress.info/

You may also like