Pamje të një guximi idiot me një luan – Shqip

by admin
Spread the love

Një video paksa shqetësuese po qarkullon në rrjetet sociale, në të cilën shihet një burrë duke luajtur guximshëm, deri në idiotësi, me një luan në kafaz.

Burri arriti të prekë sfidueshëm kokën e luanit, derisa kafsha ia  zuri gishtat në gojën e tij kullufitësve të çdo lloj mishi.

Burri më në fund arriti të tërhiqej nga nofullat e luanit dhe nuk dihet nëse ia ka dalë të shpëtojë gishtat.

E gjithë kjo, le të themi, është filmuar nga disa persona pas tij, por askush nuk i ka ardhur në ndihmë.

Dhe ky është lajmi tjetër, pra ai i sehirxhinjve. /tesheshi.com/

You may also like