Pamje të çmendura nga festivali veror i vrapimit me demat në Spanjë – VIDEO

by admin
Spread the love

Njerëz nga e gjithë bota kishin mbushur sot rrugët e Pamplona në veri të Spanjës për vrapimin e parë me demat gjigantë të festivalit të San Fermin.

Demat me këmborët tradicionale vraponin përkrah pjesmarrësve të cilët shpesh rrëzoheshin mes kaosit e zhurmës së brohorimave.

Gjashtë të rinj u plagosën lehtë njoftonin autoritetet, duke e konsideruar si një ditë “normale festivali”.

“Njerëzit rrëzohen, demat vrapojnë mu prapa tyre. Demat nuk duken agresivë por gjithsesi janë gjigantë dhe një shkelje mund të të kushtojë shtrenjt. Është e çuditshme, e çmendur”, tha turisti vrapues amerikan Alec Leveck për AFP.

Mijëra njerëz vijnë për të parë vrapimin ku demat gjysmë-tonësh nxitojnë përkrah vrapuesve në rrugët e kalldrëmta te qytezes.

Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Jose Aldaba tha se asnjë nga plagosjet nuk ishte serioze.

“7 korriku që është një nga ditët më të ngarkuara prandaj nga numri i plagosjeve, unë do ta quaja ‘një vrapim i pastër’”, shtoi ai.

Vrapimet me demat janë nga festivitetet kryesore verore në Spanjë, ndërsa festivali i San Fermin është bërë i famshëm  nga romani i 1926 nga mjeshtri amerikan Ernest Hemingway, “Edhe dielli lind”.

Festivali i San Fermín është një festë një-javore me rrënjë historike që mbahet çdo vit në qytetin e Pamplona, ​​Navarra, në Spanjën veriore.

Festimet fillojnë në mesditën e 6 korrikut dhe vazhdojnë deri në mesnatën e 14 korrikut. Festimet nisin me fishekzjarrë dhe në fund këndohet kënga popullore Pobre de mí.

Përveç vrapimit të demave festivali përfshin shumë evente tradicionale e folklorike. Vendasit e quajnë atë Sanfermines pasi mbahet në nder të shenjtorit Saint Fermin, dikur padron i Navarre.

You may also like