“Palët të plotësojnë kushtet”/ BE: Marrja e masave ndaj Kosovës nuk ishte e lehtë

by admin
Spread the love

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur sërish vendosmërinë për të sanksionuar Kosovën nëse nuk merr hapa për qetësimin e situatës në veri, teksa thirrja është përsëritur disa herë për të dyja palët.

Në një deklaratë nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se ende presin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të zbatojë hapat e nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës.

Njëkohësisht ai ka përsëritur se ndaj Kosovës nuk janë vendosur sanksione apo masa kufizuese, por masa që i përdorin për të treguar se BE është serioze në pritjen për plotësimin e kushteve.

“Këto masa nuk janë diçka që Bashkimi Evropian do ta merrte lehtë, por këto janë masat që janë reagimi i domosdoshëm i Bashkimit Evropian ndaj faktit se deri më tani nuk kemi parë ndonjë hap vendimtar kuptimplotë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës”.

Stano bëri të ditur se BE po bën më të mirën për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si një rrugë e rëndësishme për anëtarësimin në bllokun e tyre. Zëdhënësi u pyet edhe për rrëmbimin e tre policëve në veri të Kosovës nga Serbia, për të cilën u përgjigj në mënyrë sipërfaqësore, pa dhënë shumë detaje.

“Po e ndjekim nga afër dhe jemi në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in. Ndërkohë ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në shtimin e tensioneve, të cilat tashmë janë të larta”.


Top Channel

You may also like