Palestinezët u sulen ndihmave/ Shpërthejnë dyert e depove të ushqimeve në Gaza

by admin
Spread the love

Situata e vështirë e mungesës së ushqimeve në Rripin e Gazës ka shtyrë mijëra palestinezë të hyjnë me forcë në depot ku janë vendosur ndihmat ushqimore. Agjencia e Kombeve të Bashkuara njoftoi se kanë hyrë për të gjetur ushqime, të cilat tashmë shihen si element mbijetese për ata.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se kanë goditur më shumë se 450 objektiva që prej nisjes së ndërhyrjes tokësore, duke përfshirë qendrat e komandës, pikat e vëzhgimit dhe vendet e lëshimit të raketave. Ushtria izraelite ka vijuar me publikimin e pamjeve të momeneve të sulmeve të objektivave të Hamasit.

Përleshjet kanë vijuar mes ushtrisë izraelite dhe banorëve palestinezë edhe në Bregun Perëndimor, ku raportohet për pesë palestinezë u vranë. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi tha se numri i palestinezëve të vrarë që kur nisi lufta me Izraelin më 7 tetor ka kaluar shifrën prej 8.000, mbi 3.300 prej tyre të mitur dhe mbi 2.000 gra.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përsëriti thirrjet për  armëpushim që t’i jepet fund “makthit” të gjakderdhjes.

“Situata në Gaza po bëhet më e dëshpëruar çdo orë. Më vjen keq që në vend të një pauze humanitare të nevojshme kritike, të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli ka intensifikuar operacionet e tij ushtarake,” tha Guterres gjatë një vizite në Nepal.

Edhe aleatët e Izraelit, Franca dhe Britania nënvizuan urgjencën e dërgimit të ndihmave në Gaza, një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi kombin e tij për një “luftë të gjatë dhe të vështirë”.

Pavarësisht thirrjeve për një armëpushim humanitar, zemërimit ndërkombëtar dhe rrezikut të mundshëm për pengjet e mbajtura në Gaza, Izraeli e ka intensifikuar luftën e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit.


Top Channel

You may also like