Paga mesatare për muajin janar ka qenë 39.542 denarë

by admin
Spread the love

Enti Shtetëror për Statistika njofton se neto-paga mesatare për muajin janar të këtij viti ka qenë 39.542 denarë (641 euro).

Sipas ESHS-së, në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, është rritur për 16,5 për qind. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në janar të këtij viti është 59.392 denarë (963 euro).
“Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet social i detyrueshme (27,8 për qind), furnizimi me ujë; asgjësimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit (19.2 përqind) dhe bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (19.1 përqind)”, shtojnë nga ESHS.

MARKETING



You may also like