PADOVA – Transplanti i parë në botë i një zemre që kishte pushuar së rrahuri

by admin
Spread the love

PADOVA, 16 maj /ATSH-ANSA/ – Në spitalin e Padovës u krye transplanti i parë i zemrës nga një organ që kishte ndërprerë aktivitetin elektrik për 20 minuta.

Në të kaluarën kishte ndodhur që transplantet të bëheshin me zemër të ndaluar për disa minuta. Por ligji italian, në këto raste, parashikon që mbledhja nga kufomat mund të bëhet vetëm kur zemra ka pushuar së paku 20 minuta aktivitet.

“Ne ishim të parët në botë që demonstruam se një zemër që ka ndërprerë të gjithë aktivitetin elektrik për 20 minuta mund të përdoret për një transplant zemre”, deklaroi Gino Gerosa, drejtor i kardiokirurgjisë në Padova.

Dhuruesi ishte një burrë që vuante nga vdekja kardiake, me dëmtim kontekstual dhe të pakthyeshëm të trurit, gjë që e bënte të padobishme çdo ndërhyrje terapeutike.

“Ky rezultat i jashtëzakonshëm mund të çojë në një rritje prej 30% të numrit të transplanteve në një periudhë relativisht të shkurtër kohore”, shpjegoi Gerosa, i cili drejtoi ekipin.

Operacioni u krye më 11 majin e kaluar, tek një 46-vjeçar me sëmundje të zemrës, i cili tashmë ishte operuar si pacient dhe prej dy vitesh ndodhej në listën e pritjes për transplantim./   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like