“Pa diskutim”, Sali Berisha e pranon: Sokol Olldashi ishte më i mirë se Lulzim Basha

by admin
Spread the love

Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka pranuar më në fund se i ndjeri Sokol Olldashi ishte më i mirë dhe më epror se Lulzim Basha.

I ftuar në një emision televiziv, është shprehur se Olldashi ishte një politikan i mençur dhe i vendosur dhe një nga më të aftit në Partinë Demokratike.

“Sokol Olldashi ishte më epror se Lulzim Basha, pa diskutim. Por Sokol Olldashi, me gjithëse politikan i mençur dhe i vendosur, në mënyrë të habitshme për mua, bëri një gabim thlebësor në fushatën e Sokolit. Gabimi i tij ishte që mua më mbështesin strukturat, ato ishin pakica. Sokoli ishte një nga më të aftit dhe ishte i rritur në Partinë Demokratike, nuk arrita kurrë ta kuptoj se si doli me këtë tezë. E hapi fushën. Basha doli me tezën, jam me anëtarët. Kur e vendosa një anëtar një votë, nuk kishte dalë asnjë kandidat zotëri”, ka thënë Berisha.

You may also like