Pa asnjë shpresë për Euro 2024, kombëtarja skandinave kërkon ish-trajnerin e Brojës

by admin
Spread the love

Kur i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të zhvilluar në kualifikueset e Euro 2024, Suedia e ka humbur matematikisht mundësinë për të marrë pjesë në europianin që zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.

Tashmë, në kombëtaren skandinave po mendojnë për të ardhmen dhe për ta ringritur sërish ekipin në nivel konkurrues për eventet kryesore. Ideja e parë nga drejtuesit e Federatës është ndryshimi i trajnerit Janne Anderson. Në Suedi e pranojnë hapur se trajneri i preferuar është ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter.

48-vjeçari që u dallua në aventurën e tij te Brighton, është i papunë prej prillit të këtij viti kur u shkarkua nga Chelsea për mungesë të rezultateve. Në rast se palët gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë Potter për herë të parë në karrierë do të provonte drejtimin e një kombëtareje.


Top Channel

You may also like