Osmani: Ndryshimet kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të qeverisë, është i nevojshëm konsensus shtetëror për anëtarësim në BE

by admin
Spread the love

Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, sot paralajmëroi se nëse e merr besimin e qytetarëve, fillimisht do t’i ulë në tryezë të përbashkët  të gjitha partitë politike  që të arrijnë konsensus shtetëror rreth anëtarësimit në BE. Vendi, theksoi Osmani, nuk ka alternativë tjetër, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të qeverisë. Dera e hekurt e Unionit tani është e hapur dhe kjo, theksoi, duhet të shfrytëzohet.

Osmani në konferencë për media theksoi se sipas atmosferës në partitë politike nuk do të ketë formim të qeverisë pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese.

Ai është decid se për këtë nuk ka marrëveshje dypalëshe, por, siç tha, shumica e partive që tani janë në blloqe të ndryshme kanë nënshkruar   dokument me të cilin   angazhohen  se nuk do të jenë pjesë e një qeverie pa marrëveshje të qartë  për ndryshimet kushtetuese.

“Prandaj jam i bindur se fillimisht do të ketë marrëveshje, gjegjësisht  ndryshime kushtetuese, ndërsa më pas do të ketë qeveri. Unë, atë periudhë, si president do ta shfrytëzoj   për të arritur një konsensus mbipartiak shtetëror lidhur me këto çështje. Nga atmosfera që shoh në partitë politike, nuk do të ketë formim të qeverisë pa një marrëveshje për ndryshimet kushtetuese në vitin 2024 dhe hapjen e kapitullit. Puna e parë që do të bëj si president do të jetë të thërras liderët e partive politike dhe faktorët kryesore në shtet në një takim që do të zgjasë aq sa duhet, me ditë dhe javë, por ne nuk do të dalim nga ai takim derisa nuk shtrëngojmë dorën  njëri-tjetrit, derisa të arrijmë një konsensus mbipartiak se BE-ja është pa alternativë dhe se do të vazhdojmë të garojmë për të gjitha temat dhe çështjet, por jo edhe në lidhje për BE-në, sepse direktivat dhe rregulloret e BE-së janë fikse  – ose i pranoni ose i refuzoni. Mendoj se kemi konsensus se i pranojmë, atëherë  ka shumë dallime në lidhje me procesin e BE-së”,  nënvizoi Osmani.

Kjo, theksoi ai, do të jetë detyra ime e parë – ta krijoj konsensus shtetëror për hapjen e kapitullit në vitin 2024, një konsensus shtetëror dhe  shtrëngim duarsh me partitë politike që për katër vjet vendi do ta mbyllë procesin evropian.

Çështjet politike në lidhje me BE-në, vlerësoi Osmani, kanë përfunduar. Këto zgjedhje, shtoi ai, janë një referendum për BE-në, sepse vendi është në një udhëkryq mes dy drejtimeve – një të ardhme të pasur dhe premtuese ose izolim, konflikt dhe mungesë shprese.

“Korniza negociuese është mbyllur, nuk ka më hapje. Kushdo që premton rinegociim ose nuk e kupton procesin ose i manipulon qytetarët, nuk ka të tretë. Korniza negociuese i ka përcaktuar qartë të gjitha aspektet, tani na duhet vetëm një konsensus politik, që t’i shtrenjëgojmë duart se këtë proces e mbyllim në katër vitet e ardhshme. Nuk kemi asnjë pengesë tjetër dhe për këtë them se tani është rasti”, tha kandidati për president.

Vendi, vuri në dukje, e  pret ende  gjysmë rruge punë drejt BE-së dhe mund ta bëjë këtë për katër vjet.

 

Në pyetjen e gazetarëve  se a mund të pritet veto nga Greqia nëse kryeministri i sapozgjedhur nuk e përdor emrin kushtetues në komunikimin zyrtar, Osmani u përgjigj  se kjo do të thotë shkelje e Kushtetutës. “Jo, kjo do të thoshte shkelje e Kushtetutës. Është njësoj si të shkelësh ligjet dhe Kushtetutën për çdo çështje. Emri i ri është emri kushtetues i Maqedonisë së Veriut dhe askush nuk duhet të jetë mbi dhe kundër Kushtetutës dhe ligjeve”, thekson Osmani.

Ai paraëajmëroi se në ditët në vijim do ta prezantojë premtimin e radhës – luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Në pyetjen  pse konsideron se është ai që do të realizojë arritjen e një konsensusi politik për anëtarësimin në BE, Osmani iu referua përvojës, kompetencës dhe autoritetit të tij të deritanishm.

MARKETING



You may also like