Osmani: Lehtësimi i jetës së njerëzve është prioritet në kryesimin tonë me OSBE-në

by admin
Spread the love




“Forcimi i aktiviteteve në terren do të jetë prioriteti kryesor i kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në”, tha Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i ri i OSBE-së në vitin 2023 në fjalimin e tij para publikut në ditën e parë të vitit të ri, kur edhe zyrtarisht fillon dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe rajonale për siguri dhe bashkëpunim, e cila përfshin 57 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut.
“Është përgjegjësi dhe nder i madh të marr presidencën e OSBE-së në vitin 2023. Synimi ynë do të jetë fokusimi në vetë parimet e Dokumentit Final të Helsinkit, në interes të nevojave të njerëzve. Si një prioritet kryesor i kryesimit tonë, ne planifikojmë të forcojmë fokusin tonë në terren, gjë që është thelbësore për mbështetjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të njerëzve që janë përdoruesit përfundimtarë të punës së OSBE-së. Plani ynë është t’i japim dorën popullatës së prekur nga konflikti, por edhe të tjerëve që kanë nevojë”, theksoi Osmani.

Në fjalimin e tij para opinionit, ministri Osmani nënvizoi kapacitetin e OSBE-së për të zbutur krizën dhe për të mbështetur paqen, duke thënë se Ukraina do të mbetet prioritet kryesor dhe çështje kyçe e sigurisë.


You may also like