Osmani: Është pikërisht Serbia ajo që duhet ta votojë Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në konferencë për media, u pyet të komentojë deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se vendet që do ta përkrahin Rezolutën për gjenocidin në Srebrenic do t’i quaj vende partnere dhe jo mike, u shpreh se, nuk mendon se mund të prishen marrëdhëniet duke dënuar vrasjen e 8375 civilëve të pafajshëm, raporton SHENJA.

Ai tha se është pikërisht Serbia ajo që duhet të votojë këtë Rezolutë, që në të ardhmen mos të përsëritet.

“Mendoj se posaçërisht për Serbinë është e rëndësishme që ta votojë këtë Rezolutë më qëllim faktet të jenë të pranuara dhe të promovuar për shkak se të gjitha vendimet nga Gjykata Ndërkombëtare tregojnë se në Srebrenicë ka patur gjenocid. Përderisa mohohet dhe nuk pranohet mundësia për të përsëritur është e mundshme. Për këtë shkak, i bëjë thirrje posaçërisht Serbisë ta votojë këtë Rezolutë, por i bëjë thirrje edhe të gjithë anëtarët tjerë të OKB-së ta votojnë. Dhe nuk mendojë se marrëdhëniet me çdo shtet mund të prishen për shkak së dënojmë gjenocid dhe kërkojmë të shënohet vrasje e 8375 civilë të pafajshëm”, deklaroi Bujar Osmani, raporton SHENJA.

 

MARKETING



You may also like