Organizoi dhe ndihmoi të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Maqedoni, arrestohet 22-vjeçari – Shqip

by admin
Spread the love

“Me datë 06.08.2023 në Star Dojran, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare në Star Dojran, kanë privuar nga liri I.H.(22) nga Egjipti.

Rreth orës 07:30 ai u gjet me një grup prej 25 emigrantësh (përfshirë pesë të mitur), të gjithë nga Siria dhe pas masave të marra u konstatua se ai i ka organizuar dhe ndihmuar ata të kalonin ilegalisht kufirin shtetëror nga Republika e Greqisë për në Republika e Maqedonisë së Veriut në këmbë. Emigrantët janë akomoduar në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa I.H. është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të shqiptohet kallëzim përkatës.”

You may also like