Organet partiake do të vendosin për të ardhmen e ASH-së – Shqip

by admin
Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët është shprehur se e ardhmja e kësaj partie do të vendoset nga organet e saj, sa i përketë koalicioneve eventuale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Askush nuk ka të drejtën t’i tregojë Aleancës për Shqiptarët se kur dhe si do të vendos për ardhmërinë e saj politike, e aq më pak t’ia numëroj ditët. Partnerët që shkelin marrëveshjet publike të koalicionimit dhe rrjedhimisht detyrimet që lindin prej saj, s’kanë asnjë të drejtë për të mbajt leksione morali. Aleanca për Shqiptarët drejtimin e vet e zgjedh brenda shtëpisë së vetë politike”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga ASH./KlanMacedonia

You may also like