Opozita nuk dorëzon asnjë emër për presidentin e ri, tani është radha e Partisë Socialiste

by admin
Spread the love

Opozita pqrësri nuk ka paraqitur asnjë emër për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pasi sot ishte afati i fundit i dorëzmit të kandidaturave nga opozita, njëkohësisht dhe raundi i fundit ku opozita do të mund të propozonte kandidatët e saj.

Por opozita nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë brenda afatit të orës 16:00 të ditës së sotme, që do të thotë se Kuvendit nuk do t’i shkojë asnjë emër për t’u votuar.

Opozita dhe maxhoranca nuk u dakortësuan për formulën e zgjedhjes së një presidenti konsensual, ku sipas grupit parlamentar të PD-së, do të propozoheshin katër kandidatura nga të cilat maxhoranca duhet të zgjidhte dy.

Në raundin e katërt, është maxhoranca ajo që do të propozojë kandidatët e saj, dhe me gjasë do ta zgjedhë me 71 vota në parlament.

Megjithatë, nga Partia Socialiste ndonëse është përfolur për disa emra, ende nuk është dalë me kandidatura konkrete.

You may also like