Opozita e kritikon Qeverinë për mungesë të strategjisë për tërheqjen e investitorëve

by admin
Spread the love

Deputetët e opozitës vlerësojnë se gjatë një viti të qeverisjes së kryeministrit
Albin Kurtit nuk ka investime strategjike.  

Madje ata thonë se po mungojnë edhe investitorët e rëndësishëm që do të
siguronin zhvillim të qëndrueshëm.

Ish-zëvendëskryeministri, deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës
(LDK), Driton Selmanaj tha se Qeveria nuk ka as plan për t’i tërhequr
investitorët e jashtëm në Kosovë.

Ai thotë se në aspektin e investimeve situata është e palakmueshme dhe se në
vend nuk ka investuar asnjë investitor i rëndësishëm.

“Ne nuk kemi asnjë investitor të rëndësishëm në Kosovë edhe mbas ardhje së
kësaj Qeverie. Madje unë mendoj se nuk kanë as plan se si mund të krijohet
situata e cila investitorin strategjik mund ta shohin si joshës tregun e
Kosovës”.

“Akoma jemi keq në këtë drejtim dhe nuk ka as plan për të ardhur
investitorë të huaj në Kosovë”, tha Selmanaj.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadriajn tha
se nuk ka pasur investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti, raporton
EO.

Kadriaj theksoi se edhe pse me hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime
strategjike janë krijuar lehtësira edhe për investitorët kosovar që ta shtrijë
tregun e tyre edhe në Kosovë, Qeveria nuk ka asnjë plan.

“Ne kemi pasur Ligjin për investime strategjike dhe janë bërë shumë
përmirësime dhe lehtësira administrative në mënyrë që investitorët edhe kosovarë
që jetojnë jashtë të kenë një lehtësi administrative në mënyrë që të vijnë dhe
investojnë biznesin e tyre në Kosovë sepse ka pak investime”.

“Nuk kemi parë investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti”, tha Kadriaj.

You may also like