Olta Gixhari lë Spanjën për Shqipërinë, ja në cilin ekran do ta shohim aktoren

by admin
Spread the love

Duket se Shqipëria është gjithmonë zgjedhja e saj e parë, pavarësisht se prej vitesh ishte transferuar në shtetin spanjoll, aty ku jetonte me bashkëshortin e saj, Dorin dhe djalin e vogël, Amarin. Olta Gixhari mesa duket ka vendosur t’i thotë PO Shqipërisë për disa kohë, teksa që pas daljes së saj nga Big Brother, ajo ka qenë duke punuar për rikthimin në ekran e që do të jetë në Top Channel.

Pak ditë më parë, e ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel, ajo tha se do të jetë pikërisht kjo media që do të zbulojë gjithçka rreth projektit ku do të përfshihet edhe Olta. “Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani, por do të jetë ‘Top Channel’ që do t’i zbulojë i pari”, tha Olta

“Disa janë në bashkëpunim me ‘Top’-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…”, u shpreh aktorja në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ në Top Channel.

Dhe fill pas kësaj deklarate, aktorja është shfaqur në disa xhirime që po realizohen, teksa nuk dihet se për çfarë projekti bëhet fjalë.

You may also like