OKB – Palestinezët rinovojnë kërkesën për anëtarësim

by admin
Spread the love

NJU JORK, 3 prill /ATSH-DPA/ – Autoriteti Palestinez ka aplikuar sërish për t’u bërë anëtar Mme të drejta të plota në OKB, sipas një letre drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

“Sot, shteti i Palestinës, dhe me udhëzimet e udhëheqjes palestineze, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithshëm duke kërkuar rishqyrtimin e kërkesës tonë për anëtarësim”, thuhet në X.

Postimi përfshinte një letër, të nënshkruar nga ambasadori palestinez në OKB, Riyad Mansour, duke kërkuar që kërkesa palestineze e vitit 2011 për anëtarësim të plotë t’i dorëzohej Këshillit të Sigurimit në prill.

Në shtator 2011, Autoriteti Palestinez paraqiti një kërkesë për t’u bërë një anëtar i plotë i Kombeve të Bashkuara, por nuk arriti të merrte nëntë votat e nevojshme për ta miratuar atë në këshillin e fuqishëm prej 15 vendeve.

SHBA ka kërcënuar me veto ndaj kërkesës.

SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore kishin paralajmëruar se njohja nga OKB e një shteti palestinez do të anulonte marrëveshjet e mëparshme që mbështesin negociatat midis Izraelit dhe palestinezëve për të krijuar një shtet palestinez që jeton në paqe përkrah Izraelit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like