Ofendoi drejtuesit e Interit, Federata italiane nis hetimet për presidentin e Fiorentinës

by admin
Spread the love

Interi mposhti ditën e shtunë në një ndeshje dramatike Fiorentinën me rezultatin 4-3. Gjatë ndeshjes pati shumë polemika, por ato vazhduan edhe më pas, saqë detyruan Prokurorinë e Federatës Italiane të Futbollit të hapë një hetim për ngjarjet që kanë ndodhur në dhomat e zhveshjes.

Sipas asaj që raporton “Ansa”, presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso ka fyer drejtuesit zikaltër në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të takimit. Për këtë arsye Prokuroria e FIGC ka hapur një hetim ku përfshihet numri një i Fiorentinës, dhe drejtuesit zikaltër që ishin të pranishëm në atë ngjarje.

Megjithatë, ky nuk është i vetmi hetim që është hapur nga prokuroria për këtë ndeshje. Përveç Rocco Commissos në hetim është vendosur dhe një tifoz i Fiorentinës dhe një i Interit. Sa i përket ndeshjes, Interi fitoi në frymën e fundit falë golit të Mkhytarian që i çoi shifrat në 4-3. /oversport.tv

Foto: acffiorentina.com

You may also like