Nxehet situata, Balla akuza se po i rikthehen bojkotit, reagon ‘flakë për flakë’ PD: Nuk votojmë President që del nga xhepi i Edi Ramës

by admin
Spread the love

Zgjedhje e presidentit të vendit prej javësh është çështja kryesore e mediave dhe politikanëve. Kështu ka vijuar përplasja në distancë mes Grupit Parlamentar të PD dhe mazhoranacës socialiste, për Presidentin e ri.

Grupi i PD njoftoi se nuk do të jetë nesër në Kuvend për të votuar për Presidentin e ri, ndërsa menjëherë pas deklaratës së Alibeajt, erdhi edhe përgjigjja nga kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, i cili tha se “PD i rikthehet bojkotit”.

Në një reagim ndaj Ballës, zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri, thekson se “Edi Rama ka bojkotuar vullnetin e zgjedhësve ditën ku sipas SHBA grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri ofruan para, dhurata ose premtime për vende pune apo përfitime në këmbim të votave për partinë e tij”.

DEKLARATË SI ZËDHËNËSE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD:

“Edi Rama ka bojkotuar vullnetin e zgjedhësve ditën ku sipas SHBA grupe të shumta të krimit të organizuar në Shqipëri ofruan para, dhurata ose premtime për vende pune apo përfitime në këmbim të votave për partinë e tij. Nesër me votat e siguruara nga influenca e krimit të organizuar ai do të emërojë vartësin e tij në Presidencë, duke bojkotuar vullnetin e shqiptarëve për një President konsensual dhe të gjithëpranuar.

Partia Demokratike bëri gjithçka dhe u perfshi në proces, në respekt të qytetareve dhe përgjegjësive të veta kushtetuese. Ne nuk bojkotuam, nuk u fshehem, nuk bëmë retorikë politike. Tentuam të ndertonim një proces që i jepte Shqiperisë një President që përfaqëson unitetin e popullit. Edi Rama nuk donte një proces gjithëpërfshirës, u tërhoq nga marrëveshja me opozitën dhe provoi para shqiptarëve që përbetimi se ishte i gatshëm për President konsensual ishte një mashtrim publik.

Pjesemarrja në votim nënkupton që ti japësh fytyrën e normalitetit demokratik regjimit të Edi Ramës, ndërkohë që ai po ndërmerr një akt për të asgjesuar një tjetër institucion kushtetues të pavarur. E nesermja nuk është një normalitet parlamentar dhe kushtetues. Nesër Edi Rama me votat e nongratave të tij do të emërojë vartësin e tij në Presidencë.

PD nuk mund të jetë në seancë si fasadë për të legjitimuar kapjen e institucionit të Presidentit, as dëshmitare e atij procesi, sa kohë rezultati i votimit dihet. PD nuk mund të votojë një President që del nga xhepi i Edi Ramës, në mënyrë të beftë dhe jashtë një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.” u shpreh ai.

You may also like