Nuk po rinovon me Chelsea, Marcos Alonso drejt Barcelonës

by admin
Spread the love

Objektivat e mbetura duket se tashmë janë arritur dhe te Barcelona po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Në Spanjë po flasin edhe për emrat e parë që do të veshin fanellën katalanase vitin tjetër ku përveç Kessie të Milanit, Xavi mund të ketë në dispozicion edhe një mbrojtës.

Bëhet fjalë për spanjollin e Chelsea, Marcos Alonso. Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur kontaktet me Chelsea për shërbimet e mbrojtësit. Londinezët sakaq janë shfaqur të hapur për një shitje të mundshme të tij në rast se plotësohen disa kërkesa të vendosura.

Ata nuk duan ta humbasin mbrojtësin me parametër zero pasi në vitin 2023 kontrata e tij skadon. Për sa i përket rinovimit asnjë lëvizje nuk ka ndodhur nga të dyja palët dhe largimi mund të konsiderohet si diçka e sigurt. Kështu, Barcelona po kërkon të përfitojë nga ky rast. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Twitter

You may also like