“Nuk mund të blinim rrymë e ta ruanim në frigorifer”, Kokaj s’e pranon deklarimin e Kurtit (VIDEO)

by admin
Spread the love

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, s’pranon se kryeministri Albin Kurti ka thënë se ‘nuk mund të blinim rrymë e ta ruanim në frigorifer’ kur u kritikua nga opozita për krizën energjetike të paralajmëruar.

Kokaj i konsideron këto thashetheme, ndërsa Kurtin mendje e student brilant, njofton Klankosova.tv.

“Nuk duhet rënë në nivel të këso thashethemeve. Albin Kurti ka qenë student brilant me notë mesatare rreth 10. Unë s’i kam dhënë atij mësim por më kanë thënë profesorët e tij, të cilët kanë doktoruar tek unë”, tha Kokaj në Edicionin Special.

Kujtojmë se kryeministri Kurti këtë deklaratë e ka bërë më 24 dhjetor të vitit të kaluar, kur vendi përballej me krizë të madhe energjetike.

Kurti pati thënë se janë kritikuar që është dashur të blejnë energji elektrike më herët, por sipas tij, një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

“Meqenëse nuk mund të blesh energji elektrike dhe ta konservosh në frigorifer”, ka thënë Kurti.

Kurti për kritikat e opozitës: Nuk mund të blinim rrymë e ta ruanim në frigorifer

You may also like