“Nuk më duhet tenisi”/ Federer sinjale lamtumire: Tani më lumturojnë vetëm fëmijët

by admin
Spread the love

Roger Federer prej 12 muajve vuan një dëmtim në gju i cili e ndalon të marrë pjesë në kompeticionet më të rëndësishme të tenisit.

“Unë jam një person që e dashuron fitore, por kur nuk je më konkurrues atëherë e mira është të ndalosh. Mendoj se nuk kam më nevojë për tenisin. Tani më gëzon djali i vogël apo vajza kur merr ndonjë notë të mirë në shkollë. Tenisi është pjesë e imja, por nuk më identifikon më. Dua të mbetem i suksesshëm dhe kam hedhur shumë energji në botën e biznesit.

E di se një karrierë profesionisti nuk mund të zgjasë përgjithmonë dhe kjo është në rregull. Ishte e çuditshme ta shihja Wimbledon nga shtëpia, pasi kam qenë pjesë e turneut prej vitit 1998. Ndonjëherë më mungon të shëtis botën si sportiest, por le të themi se edhe jeta në shtëpi nuk është keq”, u shpreh 40-vjeçari./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like