“Nuk i duroj dot”, Erion Braçe flet pa dorashka: Njerëz dembelë, pa qëllime dhe objektiva duhen të largohen nga ekzekutivi

by admin
Spread the love

Deputeti Erion Braçe thotë se Partia Socialiste duhet të ndryshojë dhe të largohen nga ekzekutivi por edhe administrata njerëz pa objektiva.

“Nuk me shqetëson opozita dhe çfarë bëmë me veten e qytetarët. Mua më shqetëson qeverisja. Ne duhet të ndryshojmë për të vendosur një standard të ri. Atë 5-vjeçarin e negociatave. E kemi mundësinë të jemi tjetër vend pas 5 vitesh, duhet të hapemi të dëgjojmë shumë të jemi konkretë. Njerëz që nuk kanë qëllime, objektiva brenda një ekzekutivi, administrata duhet të largohen, janë dembelë. Nuk i duroj dot. Shqetësimi im është përmirësimi i qeverisjes”, tha Braçe.

You may also like