Notat: Marash Kumbulla vlerësim super, Berisha “shpëton” te Torino

by admin
Spread the love

Roma triumfoi kundër Torinos me rezultatin 3-0 në transfertë dhe në fushë nga minuta e parë ishin edhe lojtarët e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla dhe Etrit Berisha.

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë si çdo javë vlerësimet për lojtarët dhe qendërmbrojtësi ka marrë vlerësim pozitiv, duke qenë në tre më të mirët.

Abraham mori gjysmë note më shumë, kurse Pellegrini është vlerësuar njëlloj. Edhe për Etrit Berishën nuk ka pasur një vlerësim negativ nga gazeta italiane.

MARASH KUMBULLA (NOTA 7) – Dueli me Belotti, mbi të gjitha, është nga më të gjallët. Ai e fiton atë duke rikuperuar 11 topa, ndërkohë që në sulm iu afrua golit me një goditje me kokë.

ETRIT BERISHA (NOTA 6) – Refleks i madh te gjuajtja e Kumbullaës, pastaj bën faull te Abraham dhe është penallti për 0-2. Shmangu edhe golin e Veretout. / oversport.tv

You may also like