Një vit nga vdekja e regjisores Vjosa Berisha, i biri: Nuk ka asgjë që e zbutë dhimbjen e mallin

by admin
Spread the love

Sot janë bërë një vit që nga vdekja e drejtoreshës dhe bashkëthemelueses së PriFest-it, Vjosa Berisha. Regjisorja e njohur u nda nga jeta më 23 qershor të vitit 2022 në “University College Hospital” në Londër.

Producentja ishte e diagnostikuar me kancer në vezore, ndërsa trajtimet po i kryente jashtë vendit. Në njëvjetorin e vdekjes, ajo u përkujtua me mall nga djali i saj, aktori Lekë Berisha.

“1 vit pa ty. S’ka asgjë që e zbutë dhimbjen e mallin. Mos qoftë jeta aq e padrejtë mos me na lënë të takohemi prapë”, kanë qenë fjalët e tij.

“Të dua më shumë se gjithçka Otë”, vazhdon ai.

Leka është djali i vetëm i regjisores së ndjerë, që e ndan me producentin Fatos Berisha.

 

You may also like