Një tjetër sulmues i Superiores firmos në Kore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kaina Nunes është zyrtarisht një futbollist i Chungnam Asan Fc në Korenë e Jugut.

Braziliani është transferuar në kontinentin aziatik, ashtu siç dhe Shqip kishte lajmëruar disa javë më parë.

Klubi i Tiranës ka përfituar nga ky transferim shifrën 158 mijë euro, teksa sulmuesi është lojtari i dytë i shitur nga Tirana në merkaton e dimrit, pas Florent Hasanit.

26-vjeçari latin luajti në 16 ndeshje shënoi 4 gola në gjysmën e parë të sezonit, Tani do të vijojë karrierën në ligën e dytë të Koresë. Chungnam Asan FC e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dhjetë.

Dhe këtë edicion kërkon që të ngjitet në elitën e futbollit korean. Tirana pritet që ta ndjejë mungesën e dy sulmuesve të larguar në merkaton e dimrit, pasi si Hasani dhe Kaina nuk u zëvendësuan.

Sepse merkatoja ishte e bllokuar për shkak të detyrimeve të prapambetura. Bardheblutë rikthyen nga huazimi vetëm Dijar Nikqin, 19-vjeçarin pejan që në e filloi sezonin i huazuar te Teuta.

You may also like