Një person u gjet pa shenja jete në Pejë

by admin
Spread the love

Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se rasti ka ndodhur në rrugën e tranzitit.

Ai theksoi se rasti po hetohet dhe se njësitet kompetente policore janë në vend të ngjarjes.

“Autoambulanca e ka marrë personin në fjalë dhe e ka dërguar në spital, ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, tha Gashi.

“Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”, tha ai.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like