Një person ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Manastir – vendkalimi kufitar “Mexhitlia”

by admin
Spread the love

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën A3 Manastir – vendkalimi kufitar “Mexhitlia” afër kryqëzimit me rrugën për fshatin Porodin në drejtim të Mexhitlisë.

Siç informojnë sot nga MPB, automjeti “Reno klio” me targa të Manastirit i drejtuar nga I.S.(42) nga fshati Kravari i Manastirit ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend shoferi I.S.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë të Manastirit. Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dorëzuar për autopsi.

MARKETING




You may also like