një kosovar, hajdut pa qenë i tillë! – Shqip

by admin
Spread the love

Mediat kroate raportojnë për një rast të veçantë vjedhjeje me protagonist një shtetas kosovar.

Fjala është për një 32-vjeçar nga Kosova, i cili ka parë para në një bankomat në mbrëmjen e 28 janarit në rrugën Trgovacka në Umag…dhe i është dridhur zemra.

Domethënë, paratë ishin aty falë pakujdesisë së një 31-vjeçareje, e cila gjatë pagesës së parave në bankomat nuk e ka kryer transaksionin. Më saktë, ajo nuk ka konfirmuar shumën totale të parave të depozituara, ndaj kartëmonedhat kanë mbetur “në gjumë” në seksionin e pagesave të bankomatit.

Kur e pa kosovari nuk hezitoi, sepse sapo iku pronarja e parave u hodh në veprim dhe mori disa qindra euro. Duke qenë se vepra e tij ishte vepër penale e vjedhjes, policia ka ndërhyrë në rast pasi pronarja e parave, në kërkim të eurove të humbura, kuptoi se ku mund të ishin paratë.

“Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar-Srijem teksa ka tentuar të kalojë kufirin me Serbinë në pikën kufitare Bajakovë”, u tha në deklaratë.

Ata gjithashtu deklarojnë se 32-vjeçari ka shkelur ligjin për të huajt për shkak se ka qëndruar ilegalisht në Kroaci, ndaj i është lëshuar një urdhër dëbimi. /tesheshi.com/

You may also like