Një i dënuar nga Kërçova është arratisur nga burgu i Shutkës – Shqip

by admin
Spread the love

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë akuzuar drejtorin e Burgut të Shutkës, Filip Andonov-Sokol për një, siç thonë nga VMRO-ja, arratisje të re nga ky burg.

Naum Stoillkovski nga VMRO-DPMNE thotë se nga burgu i Shutkës është arratisur Arif Alili nga Kërçova, 5 muaj para se t’i mbarojë dënimi.

“Arifi është njëri nga dy vëllezërit Alili i njohur për opinionin kërçovar, i arrestuar në shtator të vitit 2020, është dënuar me tre vjet, pas një operacioni të gjerë për arrestimin e tregtarëve të drogës dhe nga burgu i Shutkës është arratisur pesë muaj para përfundimit të dënimit. Kjo nuk mund të shihet më si një rastësi, këto janë dështime sistematike, nëse jo dështime sistemike të qëllimshme. Ky nuk është më shtet, por territor i mafias, në të cilin të burgosurit mund të dalin lirisht nga burgu kur të duan”, tha mes tjerash Stoillkov.

TI RAPORTON!

You may also like