Një grua nga Ohri ra nga kati i tretë i ndërtesës, arrestohen dy persona

by admin
Spread the love

Një ngjarje fatkeqe ka ndodhur sot në ndërtesën ku janë strehuar familjet e rrezikuara sociale në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër.

“Sot në orën 11:10, në SPB-Ohër është raportuar se një grua ka rënë nga kati i tretë i një pallati në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër, e cila më pas me autoambulancë është transportuar në spitalin “Shën Erasmo” në Ohër. Në lidhje me ngjarjen, në ora 11:45 në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, janë privuar nga liria A.D.(32) dhe E.M.(21), të dy nga Ohri. Në vendngjarje, ekipet e Prokurorisë Publike dhe policisë po kryejnë hetimet dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga SPB-Ohër.

MARKETING



You may also like