“Një ekonomi”, Alex Soros shfaqet sërish në vend të parë të “Ballkanit të Hapur”

by admin
Spread the love

Kudo ku promovohet nisma serbe e “Ballkanit të Hapur”, shfaqet dhe i biri i George Soros, Alex Soros, për shkak se babai nuk udhëton dot, Alex Soros që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, më shumë ka qëndruar në rajonin e Ballkan se sa në SHBA, ku edhe ka lindur.

Nisma serbe e “Ballkanit të Hapur”, besohet se është ideuar nga George Soros dhe tani njeriu që kontrollon/koordinon të gjitha lëvizjet dhe aktivitetet është Alex Soros.

Ka qenë i pranishëm në çdo aktivitet që nga takimi i Nishit, në Serbi ku u prezantua publikisht kjo nismë nga Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Zoran Zaev e deri në takimin e fundit të mbajtur në Beograd, një panair verërash i prezantuar si “Një Ekonomi në Ballkanin e Hapur”.

Edhe këtu, Alex Soros është shfaqur në vend të parë të aktiviteteve, ku duket se të gjithë i shkojnë nga pas.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe Zoran Zaev, edhe pse nuk është më kryeministri maqedonas.

Sigurisht, në fotot e shpërndara nga Sorosi i vogël, asnjëherë nuk mungon Edi Rama, i cili është edhe njeriu që zbaton çdo vendim që i komunikon Sorosi i madh, George.

You may also like