Një “dhuratë” për De Rossin, Roma firmos me mbrojtësin spanjoll

by admin
Spread the love

Drejtori Sportiv i Romës, Thiago Pinto ka bërë një tjetër goditje në merkato, para se të largohet nga kryeqyteti Italian.

Kështu në orët e fundit të dritares së transferimeve të janarit, Roma ka firmosur me mbrojtësin spanjoll Angelino, i cili ka kryer me sukses testet mjekësore dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit De Rossi.

Mbrojtësi i majtë spanjoll vjen te Roma me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje për shifrën e 5 milionë eurove, teksa deri në fund të sezonit do të provojë të bindë verdhekuqtë për ta mbajtur gjatë në kryeqytet.

Angelino është në pronësi të gjermanëve të Leipzig dhe në gjysmën e parë të sezonit ishte i huazuar te turqit e Galatasarayt, ku luajti vetëm 8 ndeshje dhe nuk arriti të lërë gjurmë. Tashmë 27-vjeçari do të rivalizojë me Spinnazzolën dhe polakun Zalewski për një vend në formacionin e De Rossit./ Super Sport


Top Channel

You may also like