Nigeriani Olatunbosun prurje më e re e KF Voska Sport – Shqip

by admin
Spread the love

Debutuesi në Ligën e Parë  të futbollit vendor, Voska Sport  vetëm  disa ditë para  fillimit të sezonit të ri 2023/2024, gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin nigerian, Sikiru Olatunbosun. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, i cili te nga Ohri vjen si futbollist i lirë, derisa së fundmi ishte pjesë e TuzlaSpor në Ligën e Parë turke.

I njëjti në Turqi kishte luajtur edhe me Menemenspor dhe Ankaraspor, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në Egjipt, duke luajtur me skuadrën e Smouha. Ndryshe karrierën e kishte nisur në vendlindjen e tij në Nigeri te skuadra e MFM FC, aty ku kishte luajtur edhe me Plateau United dhe Rivers United. Kujtojmë se  Voska sport në  xhiron e pare të sezonit 2023/2024 është nikoqire e katërherë kampionit të RMV-së. KF Shkëndija e Tetovës. /KlanMacedonia/

You may also like