Nga vendi i 4-t te finalja europiane, 3 kushte për Piolin. Ja kush mund t’ja prishë planin Milanit

by admin
Spread the love

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka qenë padyshim trajneri i Serisë A që “përçan” më shumë tifozët e tij prej më shumë se një viti tashmë.

Për ‘Tuttosport’ në, në fakt ka nga ata që ende e respektojnë shumë dhe nga të tjerë që megjithatë nuk do të donin ta shihnin më në stolin kuqezi. Çdo ndeshje, për 58-vjeçarin, është praktikisht një udhëkryq. Një fitore, apo një paraqitje e mirë, si ajo e ofruar në Milan-Atalanta, i ngre kuotat e tij teksa çdo disfatë apo ndeshje e interpretuar keq, përkundrazi i hap rrugën kritikuesve të tij. Në veçanti në rrjete sociale, të cilat kanë përdorur hashtagun #PioliOut që nga kohëra të largëta.

Për fat të Piolit, Milani, një klub që me trajnerin e Parmës në pankinë fitoi titullin e vitit 2022 dhe luajti në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 2023, nuk mendon sipas momentit. Përndryshe, shkarkimi do të kishte ndodhur tashmë. Pioli nuk e pagoi me vendin e punës në verën e vitit 2020, kur, me një finale të bukur të sezonit pas COVID-it, përzuri fantazmën e Ralf Rangnikut. Ai nuk pagoi as verën e kaluar, kur Xherri Kardinale, pronari i Milanit, rinovoi besimin tek ai, pavarësisht se i kishte siluruar menaxherët Paolo Maldini dhe Frederik Massara në kushte të pazakonta.

KUSHTET – Në nivelet më të larta të “Casa Milan”, zbuloi gazeta torineze, me temë “E ardhmja e Piolit” nuk është e aktualiteti edhe sepse puna e trajnerit kuqezi do të gjykohet në fund të sezonit. Dhe Pioli, pavarësisht se ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2025, ka ende një shans për të qëndruar në krye të ekipit vitin e ardhshëm. Gjithsesi, do të jenë tri kushte për t’u konfirmuar në pankinë. E para është të fitojmë një vend në edicionin e ardhshëm të Champions-it përmes kampionatit.

E dyta është një fazë finale në Ligën e Europës me nivel të lartë që nuk do të thotë domosdoshmërish të fitojë trofeun, por të arrijë të paktën në gjysmëfinale. Së fundi, kushti i tretë dhe i fundit është që në derbin e kthimit kundër Interit, ekipi i Piolit të ndryshojë trendin që e ka parë Milanin të mposhtet pesë herë në pesë ndeshjet e fundit. Me pak fjalë, tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të ardhmen e Piolit te Milani: rivali i tij kryesor, në rolin e trajnerit, për “Tuttosport” ishte dhe mbetet Tiago Mota (Bolonja). I jashtëm është Julen Lopetegi, ndërsa Antonio Konte dhe Roberto de Zerbi janë edhe më të komplikuar nga sa duken.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like