Nga sot marketet do të shesin produkte me “çmim të garantuar”

by admin
Spread the love

Rreth 50 produkteve ushqimore prej sot do t’iu vihet etiketa “çmim i garantuar” dhe do të shiten për një çmim prej 10 për qind më lirë sesa deri tani, duke filluar nga 20 shtatori deri më 30 nëntor.

Në mesin e produkteve bazike që do të shiten më lirë janë buka, mishi, qumështi dhe prodhimet e tij, frutat dhe perimet.

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se Qeveria u detyra të marrë masa për ndryshimin e çmimeve të produkteve bazike, pasi gjeti dallim të madh të çmimeve të tyre në tregjet botërore me ato vendore.

“Të gjitha analizat tregojnë se nuk ka arsye për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, as nga ana e tregtarëve, as nga ana e prodhuesve. Kjo nuk mund të ndodhë duke marrë parasysh çmimet në bursat botërore që kanë shënuar rënie”, tha Bekteshi.

Qeveria, po ashtu, e ndaloi shitjen e produkteve ushqimore me çmime speciale promovuese, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime me çmimet e tjera, apo nxitjen e konsumatorëve për të blerë të njëjtin produkt në sasi më të mëdha.
Inspektorati i Tregut paralajmëroi masa të rrepta, duke nisur nga dënimi me gjobë deri te mbyllja e bizneseve, për shkelësit e mundshëm të vendimit të Qeverisë.

You may also like