Nga Serie A në kampionatin kroat, nënshkruan me klubin e njohur

by admin
Spread the love

Verona njofton se ka prishur me konsensus kontratën me futbollistin Nikola Kalinić. Sulmuesi kroat largohet nga klubi veronez pas një sezoni e gjysmë ku ka zhvilluar 33 ndeshje në Serie A dhe ka shënuar 6 gola.

Verona falenderon dhe përshëndet përzemërsisht “Kale”, duke i uruar shumë kënaqësi në vazhdimin e mëtejshëm të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit në faqen zyrtare.

Ish-sulmuesi i Milanit, që kundër Juventusit luajti për 20 minuta, ka marrë një ofertë nga Hajduk Split (merkato në Kroaci mbyllet në 15 shkurt) dhe ka vendosur që të kthehet në vendlindje.

You may also like