Nga ne varet nëse do t’i hapim kapitujt me BE-në – Shqip

by admin
Spread the love

“NË BULLGARI INDIVIDË TË CAKTUAR PARA ZGJEDHJEVE GRUMBULLOJNË VOTA ME RETORIKË NACIONALISTE”

Një vit pas formimit të përbërjes së tanishme qeveritare, Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ministrat do të vazhdojnë në rrugën evropiane me shpresën se Maqedonia e Veriut do të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030. Kjo varet nga ne, ka theksuar ai, duke bërë thirrje për mbështetje në Kuvend për ndryshimet e domosdoshme kushtetuese, në mënyrë që të fillojë hapja e kapitujve në negociatat me Brukselin. Zëvëndësi i tij, Artan Grubi, ka shtuar se nuk ka kohë për kalkulime zgjedhore, por për përcaktim PËR ose KUNDËR të ardhmes evropiane të vendit.

Në forumin dyditor me diskutime në tema të ndryshme, sic njofton KlanM, Qeveria e ka përmbledhur udhëheqjen njëvjeçare me shtetin si të suksesshme, me reforma, anti-krizë dhe proevropiane. Marrëdhëniet e ftohta me Bullgarinë, nga ku dëgjohen kërcënime për veto të re të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Dimitar Kovaçevski i interpreton si retorikë parazgjedhore.

“Atje përgatiten për zgjedhje të reja parlamentare dhe ka individë të cilët përmes retorikës nacionaliste përpiqen të fitojnë vota. Me siguri ka edhe përpjekje për t’i dëmtuar jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por edhe unitetin e Evropës. Por, ashtu siç jemi roje të shenjta të të kaluarës, nuk do të lejojmë që askush ta rrezikojë të ardhmen tonë evropiane. Në vitin 2023 pres një hap përpara në integrimet evropiane. Besoj se mund të arrihet shumicë parlamentare evropiane e cila do t’i sigurojë perspektivat evropiane.” – tha Kovaçevski.

Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, sic njofton KlanM, duke i dhënë si shembull përfitimet nga Marrëveshja e Ohrit dhe ajo e Prespës, theksoi se “dielli do të lindë” edhe pas marrëveshjes me Bullgarinë, duke vënë në dukje se frika që e përhap opozita është vetëm nga dëshira për pushtet.

“Ejani në vijat e para të frontit Evropian-Maqedonas. Nuk ka më as kohë, as hapësirë për kalkulime zgjedhore. Ose jeni për Evropën, ose jeni kundër, nuk ka hapësirë për zonë të mesme, sepse nuk ka tjetër alternativë.” – tha Artan Grubi.

Në tubim, ambasadorja suedeze në vend, sic njofton KlanM, si sfidë më të madhe me të cilën përballet Maqedonia e Veriut në procesin aderues vuri në dukje.

“Përgjigja e kësaj pyetje është e thjeshtë por shumë e vështirë, kjo është pyetje për ndryshimin e Kushtetutës dhe fushës së gjërë të reformave të cilat duhet të ndërmerren dhe të zbatohen. Liderët politikë të Maqedonisë së Veriut do të vendosin për ndryshimin eventual të Kushtetutës dhe përfshirjen e atyre që deklarohen si Bullgarë.” – tha Ami Larson Jain, ambasadore Suedi.

Sipas ambasadores suedeze, sundimi i së drejtës është sfida e rradhës, që duhet të zhvillohet shpejt, në dobi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

TI RAPORTON!

You may also like