Nga mbrëmja e nesërme reshje shiu në zonat e ulëta dhe borë në zonat më të larta – Shqip

by admin
Spread the love

Nga nesër në mbrëmje nën ndikimin e valës së re të lagështisë do të fillojnë reshjet e shiut, të cilët do të jenë më të bollshme ditën e hënë gjatë ditës dhe mëngjesin e së martës (lokalisht mbi 30 l/m2), njofton Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike.

Reshje bore do të ketë fillimisht në zonat malore, ku mbulesa e borës do të rritet ndjeshëm, ndërsa nga pasditja e së hënës edhe në disa vende më të larta. Të hënën do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor në pjesët lindore.

Në Luginën e Shkupit do të mbajë mot me vranësira dhe me reshje shiu, ndërsa të hënën pasdite dhe të martën në mëngjes do të ketë më shumë reshje./KlanMacedonia

You may also like