Nga kamerat e deri tek marihuana, Sveçla jep detaje për aksionet e zhvilluara

by admin
Spread the love

Policia gjatë ditës i ka zhvilluar disa aksione në disa lokacione të vendit.

Për këto ka dhënë detaje ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Sveçla tha se në komunën e Shtërpcës janë konfiskuar kamerat e vendosura nga strukturat paralele.

Ai theksoi se bashkë me Doganën e Kosovës, policia kufitare i ka konfiskuar mbi 6 tonë (6 mijë kilogramë) mallra të kontrabanduara nga Serbia.

I pari i MPB-së shtoi se policia ka arritur të konfiskojë mbi 5 kilogramë marihuanë në Ivajë të Kaçanikut.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë ka sekuestruar sot kamerat e vendosura dhe të kontrolluara ilegalisht nga strukturat paralele në Komunën e Shtërpcës, si dhe janë sekuestruar pajisje dhe dosje të ndryshme të tyre. Dogana e Kosovës bashkë me njësitet policore kufitare po ashtu sot kanë konfiskuar mbi 6 ton mallra të kontrabanduara nga Serbia” – tha Sveçla.

“Njësitet policore të antidrogës kanë përfunduar me sukses operacionin në Ivajë të Kaçanikut me ç’rast janë konfiskuar mbi 5 kilogramë marihuanë dhe pajisje për mbjelljen dhe kultivimin e substancës narkotike. Po ashtu, në Zveçan, Policia ka konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave në vlerë prej 55 mijë euro dhe substancë narkotike të llojit marihuanë. Lufta jonë ndaj ilegaliteteve që cënojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë. Dita e sotme shënohet me plot suksese në zbatimin e ligjit dhe me plot dëshpërim për shkelësit e tij” – theksoi ai.

You may also like