Nga heqja e unazës së martesës tek prindërimi, rrëfehet Xhemi Shehu – Shqip

by admin
Spread the love

Xhemin rrallë e shohim në intervista televizive, por sot është rikthyer në ekran për një intervistë në “Wake up”. Sa i përket jetës private, Xhemi sqaroi se nuk është ndarë nga bashkëshorti siç po përflitej, por ka bërë thjesht një batutë kur iu referua vetes si “ish-gruaja e Visit”.

“Ishte një batutë, nuk jam ndarë, pavarësisht se nuk kam unazat. I heq herë pas here kur dua të lyej duart me krem në darkë dhe harroj t’i vendos. Unazat janë thjesht aksesorë”, tha Xhemi.

Moderatorja u ndal të fliste edhe për prindërimin duke treguar marrëdhënien me dy djemtë e saj.

“Prindërimit nuk ia merr dorën asnjëherë. Fëmijët janë një zbulim i ri çdo ditë. Çdo ditë nxjerrin diçka të re. E gjej veten shpeshherë në situata që nuk di të sillem. Jam ‘tërhiq e mos e këput’, pra edhe duhet të jem liberale, edhe strikte”, tha Xhemi.

You may also like