Nga finalja e Tiranës te drejtimi i Bajernit, zbulohet kandidati kryesor që pritet të zëvendësojë Tuhelin te “rekordmenët”

by admin
Spread the love

Bajerni i Mynihut është vënë në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Tomas Tuhelin në sezonin e ardhshëm dhe duket se një holandez është vendosur në krye të podiumit.

Bëhet fjalë për teknikun e Fejnordit, Arne Slot, i cili po bën një punë të shkëlqyer në krye të skuadrës nga Roterdami.

Ai arriti të sillte titullin kampion në sezonin e kaluar dhe madje në vitin e tij të parë te Fejnord, arriti të drejtonte ekipin në finalen e parë të Ligës së Konferencës në vitin 2022, e cila u mbajt në Tiranë, ku u mund nga Roma.

Drejtuesit shohin se Slot mund të bëjë mirë me skuadrën bavareze dhe janë gati të ulen në tryezën e diskutimeve me holandezin.

Përveç tij, kandidatë të tjerë janë gjithashtu dhe Çabi Alonso, Jyrgen Klop e Zinedin Zidan, por me dy të fundit që duket se kanë një pistë më të vështirë se spanjolli i Leverkusen.

PANORAMASPORT.AL

You may also like