Nënës time i vinte turp për mua për shkak se…

by admin
Spread the love

Aktori i njohur shqiptar i humorit dhe i spektaklit, ‘Portokalli, Marin Orhanasi ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private, që nga fëmijëria e tij e deri tani që është i martuar me fëmijë.

Marini tregoi se kur ishte i vogël kishte dëshirë të luante bilardo dhe mos të bënte mësim, ndërsa deklaroi se nënës së tij i vinte turp nga ai, për shkak të mungesave në shkollë.

“Doja të luaja bilardo të mos bëja mësim. Teatrin e kam nisur për të justifikuar mungesat në shkollë sepse nënës time i vinte turp kur vinte në shkollë dhe shikonte mungesat e mia. Ka qenë një rast kur duhet të bëja një hartim dhe zysha e dinte që unë nuk doja të bëja mësim. 

Shkruaje më tha dhe dil pastaj. Tema ishte si i klauat pushimet verore dhe unë kam shkruar vetëm “Mirë faleminderit, si ke qenë ti?”– tha aktori në emisionin ‘S’e Luan Topi’.

You may also like