Nën vëzhgimin e City-t dhe Liverpoolit

by admin
Spread the love

Florian Wirtz po shkëlqen këtë vit në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

Mesfushori gjerman ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 27 ndeshje në kampionat, duke e bërë atë një nga më produktivët në të gjithë Evropën.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, kjo performancë e 20-vjeçarit nuk u ka shpëtuar Manchester City-t dhe Liverpool-it, që janë tashmë gatshëm për ta transferuar që në verë talentin gjerman.

Megjithatë, pas vendimit të Xabi Alonso për të qëndruar edhe pas përfundimit të këtij sezoni në krye të Leverkusen, trajneri po përpiqet që ta bindë edhe mesfushorin që të mos largohet, por që të refuzojë ofertat e klubeve angleze.

You may also like